Presidenti i klubit portugez shuan ëndrrat e tifozëve: Harrojeni, nuk kemi para për të paguar Ronaldon

Presidenti i klubit portugez shuan ëndrrat e tifozëve: Harrojeni, nuk kemi para për të paguar Ronaldon

15:23, 16/11/2022

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United në merkaton e janarit. Raportet mes tij dhe klubit janë thyer përfundimisht dhe agjenti i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” po punon për t’i gjetur skuadrën e radhës.

Së fundmi ka rënë si pistë edhe Sportingu i Lisbonës, ekipi ku sulmuesi portugez hodhi hapat e para si futbollist profesionist dhe aty ku dëshiron ta shohë mamaje tij, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë sipas fjalëve të presidentit Frederico Varandes.

“Asnjëherë nuk jemi marrë më mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldos. Trajneri ynë masakrohet sistematikisht në çdo konferencë për shtypin që prej fillimit të sezonit, por janë thashetheme të cilat nuk dua t’i ushqej.

Cilësojeni të përfunduar çështjen e kalimit të Ronaldos te Sportingu. Ne të gjithë e ëndërrojmë rikthimin e tij, por nuk kemi aq para sa për të paguar rrogën e tij”, deklaroi kreu i klubit nga Lisbona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco