Duka analizon punën e Rejës dhe flet rreth rinovimit: Pas miqësoreve do të...

Duka analizon punën e Rejës dhe flet rreth rinovimit: Pas miqësoreve do të...

14:04, 16/11/2022

Gjatë rrëfimit për TMW në lidhje me miqësoren Shqipëri-Itali, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, analizoi edhe punën e Edi Rejës në stolin e kombëtares kuqezi. 77-vjeçari italian drejton Shqipërinë prej prillit të vitit 2019. Kontrata i përfundon pas dy miqësoreve ndaj Italisë dhe Armenisë (19 nëntor), teksa akoma ka paqartësi rreth faktit nëse do të rinovojë apo aventura e tij shqiptarë do të përfundojë.

Reja ka udhëhequr kombëtaren shqiptare në katër kompeticione. Ai mori drejtimin e skuadrës në eliminatoret e Euro 2020, gjatë së cilave bëri mirë. Ai e humbi betejën në fund për një gol të pësuar në minutën e fundit nga Turqia. Më pas fitoi Ligën C të Nations League, duke dërguar Kombëtaren në Ligën B.

Pastaj mblodhi 18 pikë në eliminatoret e Botërorit Katar 2022, aty ku u renditëm të tretët. Në fund erdhi vendi i tretë në Ligën B të Nations League. Përgjithësisht për mua ai ka punuar mirë, ka rinovuar disi skuadrën dhe ka ndërtuar një skuadër me kontingjent më të madh lojtarësh. E kemi lënë të qetë Rejën për këto dy miqësore. Pas përfundimit të tyre do të ulemi në tavolinë së bashku, do të diskutojmë dhe do të vendosim rreth së ardhmes.

Sërish italian në stolin e Shqipërisë? Ndoshta po, ndoshta jo… Nëse nuk do të vijojë Reja, duhet të analizojmë mirë situatën. Për momentin nuk kemi kandidatë. Italianët e nisin pak të avantazhuar me të tjerët, pasi gjysma e skuadrës tonë luan në Itali. Shkolla juaj e trajnerëve është madhështore, sigurisht që këto janë themele të rëndësishme”, deklaroi kreu i futbollit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco