Skandali i Inceneratorëve, arrestohet zëvendëspresidenti i FSHF-së

Skandali i Inceneratorëve, arrestohet zëvendëspresidenti i FSHF-së

11:37, 16/11/2022

Mëngjesin e sotëm SPAK ka lëshuar 11 udhër-arreste, mes të cilëve 5 persona deri më tani janë arrestuar nga Policia.

Mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është edhe biznesmeni Mirel Mërtiri, për të cilin është marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Mërtiri është partneri i Stela Gugalljas, përfaqesuese e kompanisë përfituese gjithashtu e shpallur në kerkim për aferën e inceneratorëve.

Mes të arrestuarve edhe zëvendëspresident i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishi, i cili rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorëve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco