Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Zbulohet trajneri që do të zëvendësojë Reja-n në krye të pankinës së Kombëtares

Zbulohet trajneri që do të zëvendësojë Reja-n në krye të pankinës së Kombëtares

11:20, 16/11/2022

Sipas të gjitha gjasave dy miqësoret e radhës, e para ndaj Italisë mbrëmjen e sotme dhe tjetra ndaj Armenisë, mund të jenë dy ndeshjet e fundit të Edi Rejas në krye të kombëtares shqiptare. 77-vjeçarit i skadon kontrata në fund të muajit nëntor dhe kontrata nuk do të zgjatet.

Ashtu siç është bërë e ditur më parë nga Syri.net, tani e konfirmuar edhe nga mediat italiane, ai që do të zerë vendin e Rejës, pritet të jetë Gigi di Biago.

Di Biago ka një karrierë mjaft të madhe si futbollist, teksa ka luajtur për skuadra si Inter, Roma dhe Brescia.

Si trajner, 51 vjeçari, ka drejtuar për një periudhë të shkurtër edhe Kombëtaren italiane të futbollit (2 ndeshje), atë U21, si dhe skuadrën e SPAL kur ishte pjesë e Serie-A. (A.Gj)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco