Njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në botë që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës

Njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në botë që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës

10:27, 16/11/2022

Na ndajnë edhe 4 ditë nga starti i Botërorit dhe tashmë futbollistët kanë lënë klubet e tyre dhe po udhëtojnë drejt Katarit. Ndërkohë, disa nga lojtarët më të mirë në botë nuk janë kualifikuar me kombëtaret e tyre dhe disa mungojnë prej dëmtimeve.

Më poshtë janë renditur futbollistët më të shtrenjtë që nuk do të luajnë në Katar 2022.

Portieri është Gianluigi Donnaruma  (Itali) i cili vlerësohet 50 milionë euro. Mbrojtja përbëhet nga Davide Calabria (Itali) kartoni i të cilit vlen 25 milionë euro, Milan Skriniar (Sllovakia) i cili kushton 60 milionë euro, Alessandro Bastoni (Itali) që vlerësohet 55 milionë euro dhe Andrew Robertson (Skoci) kartoni it ë cilit vlerësohet 55 milionë euro.

Mesfushën e mban Nicolo Barella (Itali) që kushton 70 milionë euro, Sandro Tonali (Itali) i cili vlerësohet 50 milionë euro dhe Marco Verrati(Itali) i cili vlerësohet 50 milionë euro.

Sulmi përbëhet nga ylli i Liverpool Mohamed Salah(Egjipt) i cili kushton 80 milionë euro, Luis Diaz (Kolumbi) që vlerësohet 75 milionë euro, i fundit dhe më i shtrenjti Erling Haaland (Norvegji) kartoni it ë cilit kushton plot 170 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco