Publikohet video e dëmtimit të sulmuesit francez, ai do të mungojë në Botëror

Publikohet video e dëmtimit të sulmuesit francez, ai do të mungojë në Botëror

10:22, 16/11/2022

Francës i duhet të bëjë pa sulmuesin e tyre Christopher Nkunku në Botërorin që do të zhvillohet në Katar.

Sulmuesi i Leipzig në Bundesliga është lënduar mbrëmë gjatë stërvitjes së kombëtares.

Federata Franceze e Futbollit bëri të ditur se dëmtimi në gjurin e majtë është mjaft i rëndë dhe Nkunku nuk mund të shërohet para fillimit të Kupës së Botës.

Ndërkohë, u shfaq edhe një video tronditëse e dëmtimit që ndodhi pasi Nkunku dhe Camavinga u përplasën midis tyre në kompleksin stërvitor Clairefontaine.

Nkunku ra në tokë, duke mbajtur këmbën teksa shokët e tij e rrethuan.

Është një vazhdimësi e fatit të keq për Francën pasi kampionia e botës do të jetë në Katar pa Kante, Pogba dhe Kimpembe para Nkunku.

Franca është në grupin D në Kupën e Botës, ndërsa kundërshtarë do të jenë Danimarka, Australia dhe Tunizia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco