Djali i Michael Schumacher ‘përjashtohet’ nga Formula 1

Djali i Michael Schumacher ‘përjashtohet’ nga Formula 1

20:47, 14/11/2022

Pas një sezoni të dobët, Mick Schumacher, djali i legjendës së F1, Michael Schumacher do të largohet nga gara më e madhe e automobilave.

Pilotit gjerman nuk do t’i vazhdohet kontrata te skuderia Haas.

Nico Hulkenberg do të jetë zëvendësues i tij tek skuderia amerikane.

Mick Schumacher ishte i informuar në Brazil për daljen e tij nga Formula 1 si pilot i rregullt. Marrëveshja do të shpallet të mërkurën.

Mick Schumacher, nga ana tjetër, do të drejtojë garën e tij të fundit për momentin, ashtu si Sebastian Vettel, në Abu Dhabi fundjavën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco