Partizani e nis me ‘këmbë të mbarë’ stadiumin e ri, mposht Bylisin dhe kap Tiranën në krye

Partizani e nis me ‘këmbë të mbarë’ stadiumin e ri, mposht Bylisin dhe kap Tiranën në krye

18:01, 14/11/2022

Partizani e ka inauguruar me fitore stadiumin e tij të ri në takimin e raundit të 12-të të Superiores përballë Bylisit.

Të kuqtë e kryeqytetit fituan me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë të vlefshme në garën e titullit.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 17-të, me golin e realizuar nga Skuka, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 65-të, Skuka do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, duke e thelluar më tej avantazhin.

Bylisi tentoi të kundërpërgjigjej dhe në minutën e 81-të gjeti rrugën drejt rrjetës me Sousa, megjithatë ballshiotët nuk mundën të bënin më shumë.

Pas kësaj jave Partizani vazhdon të qëndrojë ne vend të dytë, por me 22 pikë, po aq sa Tiran kryesuese, ndërsa Bylis qëndron në vend të nëntë me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco