Luhet derbi i Durrësit/ Teuta-Erzeni, publikohen formacionet zyrtare

Luhet derbi i Durrësit/ Teuta-Erzeni, publikohen formacionet zyrtare

12:32, 14/11/2022

Në orën 13:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, do të luhet derbi i Durrësit, Teuta-Erzeni, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Durrsakët e Bledi Shkëmbit ndodhen në vendin e fundit dhe kërkojnë kthesën pas tre ndeshjesh pa fitore, e njëjta gjë vlen edhe për ekipin shijakas të Xhevahir Kapllanit, teksa synojnë triumfin, të cilëve u mungon prej dy takimeve.

Vlen të theksohet se ky takim do të luhet në Rrogozhinë, pasi fusha e stadiumit “Niko Dovana”, i është nënshtruar mbjelljes së barit.

FORMACIONET ZYRTARE –

TEUTA – (4-3-3): Qirko; Kotobelli, Kuro, Idrizaj, A. Marku; Beqja, Karabeci, E. Vila; L. Vila, Hebaj, Gruda. Trajner: Bledi Shkëmbi.

ERZENI – (3-5-2): Xhika; Enk, Krasniqi, Sadiki; Kadriu, Kriviçiç, Mehmeti, Kahrimanoviç, Peposhi; Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco