E trishtë, ndërron jetë luftëtari 38 vjeçar i MMA

E trishtë, ndërron jetë luftëtari 38 vjeçar i MMA

11:44, 14/11/2022

Luftëtari i MMA, Anthony 'Rumble' Johnson ka ndërruar jetë pasi luftoi me një sëmundje të rëndë për një kohë të gjatë. Ai ishte 38 vjeç. Sipas një raporti të Fox News, Anthony vuante nga limfoma jo-Hodgkin, një lloj kanceri jo i zakonshëm tek të rriturit, që mendohet se ishte dhe shkaku i vdekjes. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar.

Ariel Helwani, menaxher i ish-luftëtarit të njohur, e dha lajmin e hidhur nëpërjet një postimi në rrjetet sociale:

“Lajm i tmerrshëm! Anthony “Rumble” Johnson vdiq sot. Ai ishte 38 vjeç. Johnson kishte kohë që po luftonte me një sëmundje. Ishte një nga luftëtarët më të talentuar në historinë e MMA-së (Artet e përziera marciale). Iku shumë shpejt. U prehtë në paqe!”

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco