VIDEO/ Portieri i Polonisë theu këmbën dhe humbi Botërorin e Katarit, lojtarët qanë në fushë

VIDEO/ Portieri i Polonisë theu këmbën dhe humbi Botërorin e Katarit, lojtarët qanë në fushë

11:12, 14/11/2022

Portieri i Spezia- dhe lojtari i skuadrës polake të futbollit, Bartlomiej Dragowski, ka pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë në ndeshjen e djeshme kundër Veronës dhe për fat të keq është hequr nga lista e kombëtares për Botërorin e Katarit.

Portieri 25 vjeçar u dëmtua pas një përplasje me sulmuesin kundërshtar Kevin Lasagna dhe ndonëse ishte më i shpejtë në duel dhe kapi i pari topin, kundërshtari nuk mundi të shmangë këmbën e shtrirë dhe një kombinim rrethanash fatkeqe çuan në këtë lëndim të rëndë.

 

 

Lojtarët në fushë u befasuan me atë se çfarë kishte ndodhur me  portierin e Spezias dhe teksa ai përpëlitej nga dhimbjet, disa prej tyre, sipas mediave në Itali, edhe kanë qarë në fushë.

 

 

Dragowski ishte në listën e lojtarëve polakë që duhej të luanin në Botërorin e Katarit, por pas dëmtimit, së bashku me Wojciech Szczesny dhe Lukasz Skorupski, për titullar do të garojë tashmë portieri i Kopenhagen, Kamil Grabara.

Polonia në Botëror do të luajë në grup me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite.

 

 

Për kujtesë, Spezia e fitoi ndeshjen e përmendur me rezultat 2-1, dhe të dy golat e përmbysjes së ndeshjes i  shënoi Nzola në pjesën e dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco