Boksieri shkodran shkruan historinë, mposht britanikun i cili ka mundur Mike Tyson

Boksieri shkodran shkruan historinë, mposht britanikun i cili ka mundur Mike Tyson

10:01, 14/11/2022

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nelson Hysa fitoi mbrëmjen e së dielës kundër britanikut Deny Williams. Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, boksieri nga Shkodra fitoi në bazë të pikëve të arbitarve 60-54.

Dueli prodhoi emocione në të gjashtë raundet, me 49 vjeçarin britanik që e mori veten vetëm në dy raundet e fundit.

Kjo është një fitore historike për boksierin shkodran, pasi kundërshtari i tij britanik ka pasur një karrierë magjike, ku madje shënoi emrin e tij në historinë e boksit pasi mposhti legjendën Mike Tyson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco