Prapaskena e miqësores me Italinë, Reja: Emocione të mëdha, do t’i këndoj të dy himnet

Prapaskena e miqësores me Italinë, Reja: Emocione të mëdha, do t’i këndoj të dy himnet

11:25, 13/11/2022

Shqipëria do të luajë dy takime miqësore në ditët e ardhshme. Kuqezinjtë presin Italinë në “Air Albania” (16 nëntor), teksa tri ditë më vonë presim Armeninë në të njëjtin stadium. Dueli ndaj kampionëve të Europës do të jetë shumë emocionues për Edi Reja

Në prononcimin për shtypin, trajneri italian zbuloi edhe prapaskenën në lidhje me miqësoren ndaj Italisë së Roberto Mancinit.

“Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet.

Ia kërkova presidentit Duka që të bëj maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Menjëherë biseduam dhe shkoi mirë, kështu që nuk ka më bukur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco