‘Sulmi ynë është ndër më të mirët në Europë’, Nagelsmann i thur elozhe ekipit: Më bën krenar fakti që...

‘Sulmi ynë është ndër më të mirët në Europë’, Nagelsmann i thur elozhe ekipit: Më bën krenar fakti që...

10:51, 13/11/2022

Bayern Munchen po kalon një moment shumë të mirë, ekipi i Julian Nagelsmann ka rimarrë komandën e Bundesligës pas nisjes jo të mirë dhe diferenca me vendin e dytë është thelluar në gjashtë pikë.

Sulmi është një nga pikat më të forta të bavarezëve, diçka me të cilën krenohet trajneri Nagelsmann, i cili ndalet edhe te Jamal Musiala, një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni, teksa e cilëson pozitive pauzën që do të bëhet pas Botërorit Katar 2022.

“Më bën krenar fakti që drejtoj ekipin më të mirë të Bundesligës, sulmi ynë është ndër më të mirët në Europë. Ky është shkaku kryesor pse tifozët vijnë në stadium. Javët e fundit kanë qenë fantastike, pasi kemi shfaqur versionin tonë më të mirë.

Musiala është përmirësuar shumë, ai ka shkëlqyer në gjysmën e parë të sezonit. I uroj të paraqitet mirë edhe me Gjermaninë në Kupën e Botës dhe më pas në pjesën e dytë të sezonit me ne. 

Shpresoj që skuadra ta ruajë këtë formë edhe pas Botërorit dhe festave. Pushimi i bën mirë të gjithëve, ne mund të shfrytëzojmë rastin për të analizuar disa çështje dhe për t’u përmirësuar më tej.

Do t’i shikoj lojtarët e mi të angazhuar në Kupën e Botës, por do t’i lejoj vetes edhe pak pushime në diell dhe në dëborë”, deklaroi trajneri i rekordmenëve të futbollit gjerman

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco