E bujshme, klubi turk nis bisedimet për transferimin e Cristiano Ronaldos

E bujshme, klubi turk nis bisedimet për transferimin e Cristiano Ronaldos

10:17, 13/11/2022

Prej disa javësh, Galatasaray po vëzhgon me vëmendje situatën e komplikuar të Cristiano Ronaldos te Manchester United , i cili u dënua nga klubi i tij pasi u largua herët në dhomën e zhveshjes kundër Tottenhamit.

Dhe sigurisht, numri i destinacioneve të mundshme për një nga lojtarët më të mirë në histori po rritet gjatë gjithë kohës.

Sipas medias turke ‘Fotomac’, Galatasaray ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim me Jorge Mendes , agjentin e Ronaldos, për të diskutuar situatën e lojtarit.

Raportohet se Erdem Timur, presidenti i skuadrës ka nisur negociatat për lojtarin e Manchester United në nëntor.

Në fakt, ‘Fotomac’ konfirmon se skuadra turke kishte tentuar tashmë të nënshkruajë me Cristiano -n në verë, por pas dështimit të marrëveshjes, skuadra e Okan Buruk kërkon të shkojë sërish drejt saj.

Sigurisht që do të ishte destinacioni i fundit që ylli portugez do mendonte, pasi ka një listë të gjatë opsionesh të mundshme, duke përfshirë ish-skuadrën Sporting CP .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco