Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Arbitrat shqiptarë vlerësohen nga UEFA, Enea Jorgji pjesë e projektit ‘Talent & Mentor’

Arbitrat shqiptarë vlerësohen nga UEFA, Enea Jorgji pjesë e projektit ‘Talent & Mentor’

13:05, 07/11/2022

Arbitrat shqiptarë gjithnjë e më shumë po ngjiten në karrierë dhe po marrin vlerësime nga UEFA.

Një ndër ta është dhe Enea Jorgji, i cili është bërë pjesë e projektit të UEFA-s, “Talent & Mentor” për sezonin 2022-2023.

Për arbitrin e kolegjiumit të Elbasanit, mentor i tij është përzgjedhur Costas Kapitanis, i cili është instruktor i UEFA-s. Pjesë e këtij programi, është prania e mentorit për të ndjekur gjyqtarin në një ndeshje të kampionatit lokal. Kapitanis përzgjodhi  si ndeshje për vëzhgim të Jorgjit sfidën e javës së nëntë të Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që do të luhet sot në orën 16:00

Kapitanis ka qenë edhe në Azerbajxhan për të ndjekur paraqitjen e Jorgjit në takimin e vlefshëm për UEFA Europa Ligë mes Karabak dhe Nantes, “shkruan Oversport”.

Kjo është një mundësi që i jepet një numri shumë të vogël arbitrave në Europë, të cilët shihen si premtues për të qenë pjesë e elitës së arbitrimit Europian. Në të shkuarën, pjesë të këtij projekti kanë qenë edhe Michael Oliver apo edhe polaku Marziniak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco