Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

'Medalje e artë'/ Marin Meksi nderohet nga presidenti i Federatës Botërorë të Bodybuilding&Fitness

'Medalje e artë'/ Marin Meksi nderohet nga presidenti i Federatës Botërorë të Bodybuilding&Fitness

09:27, 07/11/2022

Vetëm pak javë pasi u shpall kampion absolut në eventin mbarëkombëtarë “Kupa e Shqipërisë” në Bodybuilding, Marin Meksi ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer. 

Këtë herë suksesi është i përmasave akoma më të mëdha, teksa 35-vjeçari me profesion diplomat ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u mbajt në Portugali.

Meksi zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit. Ndërsa regjistroi gjithashtu një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”.

Kështu medalja e artë dhe “Diamond Cup” vijnë në Shqipëri, falë Marin Meksit. Për këtë arritje fantastike, Dr.Rafael Santonja, Presidenti i Federatës Botërore te Bodybuilding&Fitness i akordoi z.Marin Meksi Medaljen e Larte për rezultate te Shkëlqyera si Sportist dhe si Zyrtar për punën e shkëlqyer te zhvillimit te sportit te Bodybuilding&Fitness ne mbare Boten.

Ky eveniment u zhvillua ne Santa Susanna te Spanjës ne datat 2-7 Nëntor 20222.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco