Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrahmani shmang humbjen, Ballkani nuk shkon më shumë se barazimi me Dritën

Rrahmani shmang humbjen, Ballkani nuk shkon më shumë se barazimi me Dritën

16:41, 06/11/2022

Ka përfunduar me rezultat të barabartë edhe pjesa e dytë mes Dritës e Ballkanit, me rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal, ndërsa në të dytën klubet po ashtu shënuan nga një gol.

Fillimisht në epërsi dolën gjilanasit, me një gol nga Besnik Krasniqi në minutën  e 11-të, ndërsa skuadra nga Suhareka barazoi në minutën e 23-të me një gol nga Albin Berisha.

Intelektualët sërish kaluan në epërsi në minutën e 49-të, me golin e Marko Simonovskit, ndërsa Ballkani barazoi sërish në minutën e 74-të, me golin e Albion Rrahmanit.

Drita qëndron e para në tabelë, e ndjekur nga Ballkani, me këta të fundit që kanë tri ndeshje më pak të luajtura

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco