Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Me Egnatian morëm një shpullë të rëndë', Kolela: Ja situata me dëmtimet

'Me Egnatian morëm një shpullë të rëndë', Kolela: Ja situata me dëmtimet

11:39, 02/11/2022

Partizani do të ndeshet në transfertë përballë Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Në konferencën për shtyp, trajneri i “Demave”, Xhovani Kolela, u shpreh se kërkon nga skuadra mentalitet dhe të harrojë ndeshjen me Egnatian, të cilën e humbën fundjavën e kaluar.

“Nuk e kam në dorë sferën e kristalit. Nëse do ta kisha diçka të tillë nuk do të punoja këto çdo ditë e çdo javë. Mendoj se skuadra ime është re dhe ka shumë karakter. Ndonjëherë shihemi në pasqyrë dhe kur e bëjmë këtë themi sa të mirë e sa të fortë që jemi, por në atë moment marrim edhe ndonjë shpullë.

Mendoj se kam të bëj me persona inteligjentë. Nuk mendoj se do ta përmirësoja këtë situatë me shpulla. Ndoshta mund të jenë shpulla këshillore. Ky është një fakt i rëndësishëm. Nuk vlen vetëm për skuadrën, por dhe për mua, e për të gjithë. Kur gjërat shkojnë keq duhet të mendosh për t’i përmirësuar, kur gjërat shkojnë mirë nuk është e njëjta gjë.

Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar, por ndodhin dhe të papritura. Ajo që ndodhi ndaj Egnatias, ndodhi se skuadra nuk kishte përqendrim maksimal. Objektivi kryesor dhe parësor është që skuadra të jetë e përqendruar.

E njoh mjaft mirë Laçin, pasi u përballa dhe në fazën e parë. Por është e vërtet që Laçi nuk është ajo e sezoneve të fundit, që ka marrë pjesë në Kupat e Europës.

Nuk është se ka ndryshim të madh mes Shqipërisë dhe Italisë. Këtu gjërat ecin me të njëjtat hapa. Sigurisht mentaliteti është shumë thelbësor. Si profesionist, mendoj se mentaliteti duhet të jetë evident dhe në rritje ditë pas dite. Pikërisht këtë po kërkoj. Nuk është se lojtarët nuk e kanë, por ata po përmirësohem ditë pas dite. Të gjithë kanë objektivin e tij dhe të gjithë përpiqen që ta arrijnë.

Për sa i përket Masangës mendoj se do t’i duhet një kohë e gjatë. Njësoj dhe me Da Silvën. Pastaj pjesa tjetër është e gatshme. Por mendoj se kjo është një situatë normale, pasi dhe dëmtimet bëjnë pjesë në lojë.

Laçi ka ndryshuar diçka. Nuk e ka nisur mirë, por tashmë kanë ndryshuar mënyrën e lojës dhe normalisht do të jetë një tjetër ndeshje.

Është një llogari shumë e gjatë për ta bërë tani. Kampionatin siç po e shikoni dhe ju, është shumë i ekuilibruar.

Momentalisht nuk është se më preokupon presioni nga Tirana dhe skuadrat e tjera. Ne do të përballemi gjatë gjithë sezonit me të njëjtit kundërshtarë dhe unë kërkoj mentalitetin, jo vetëm ndaj Laçit, por ndaj çdo skuadre tjetër. Siç e patë ndaj Egnatias morëm një shpullë të rëndë”, u shpreh Kolela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco