Po trafikonte 1 miliard dollarë kokainë, arrestohet ish-boksieri i njohur malazez

Po trafikonte 1 miliard dollarë kokainë, arrestohet ish-boksieri i njohur malazez

22:30, 01/11/2022

Një ish-boksier i peshave të rënda nga Mali i Zi është akuzuar për trafikim të 22 tonëve kokainë, me vlerë 1 miliard dollarë.

Ish-boksieri i cili bëri emër në vitet 2000 me 27 duele në ringun profesionist ku siguroi 21 fitore, u arrestua në Majemi dhe më pas u akuzua menjëherë nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA si një trafikant i rrezikshëm ndërkombëtar kokaine pasi po lëviztë në territorin amerikan një sasi që arrinte vlerën e 1 miliard dollarëve.

Image

Autoritetet amerikane theksuan se 43-vjeçari Gogiç ishte një trafikant i madh droge dhe kreu i një organizate kriminale që transportonte sasi të mëdha lëndësh narkotike, teksa operacioni kishte sjellë kapjen e një prej sasive më të mëdha të kokainës në vitin 2019, kur 19930 kilogramë ishin gjetur në tre anije.

Prokurori bëri të qartë se ai kishte ndërtuar një rrjet të mirëfilltë me barka dhe anije për të transportuar drogën nga Kolumbia në Europë duke përdorur portet e SHBA, ndaj do të akuzohej për katër shkelje ku secila prej tyre dënohej me minimalisht 10 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco