Atletico largohet në mënyrë tronditëse nga Europa, Porto merr kreun e grupit

Atletico largohet në mënyrë tronditëse nga Europa, Porto merr kreun e grupit

20:56, 01/11/2022

Porto mundi Atleticon në Portugali në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Champions League me rezultat 2-1 dhe lanë klubin madrilen pa një vend në Europa League, si për ngushëllim.

Goditja e parë për Atleticon erdhi në minutën e pestë kur Taremi kaloi vendasit në avantazh. Në mesin e pjesës së parë, tabela tregonte 2-0 për Porton, dhe shënues këtë herë ishte Eustaquio.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, portugezët kishin iniciativën dhe shpesh krijonin raste serioze para portës kundërshtare. Mirëpo, në minutën e pestë shtesë, mysafirët arritën të shënojnë golin e nderit. Faktikisht ishte autogoli i Marcanos që i çoi shifrat përfundimtare në 2-1.

Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Bayer dhe Club Brugge u ndanë në barazim pa gola në Leverkusen.

Ishte një ndeshje në të cilën u luajt kryesisht në mes të fushës dhe asnjëra skuadër nuk dominoi. Bayer pati disa raste të mira, por rezultati fillestar i ndeshjes nuk ndryshoi.

Pas gjashtë raundeve të luajtura, Porto zuri vendin e parë dhe shkon në fazën eliminatore së bashku me Club Brugge. Bayer do të vazhdojë garën në Europa League, ndërsa Atletico i Simeones i dha lamtumirën Evropës për shkak të rezultateve në ndeshjet direkte me “Aspirinat”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco