Kompletohet grupi, Kombëtarja U-15 në përgatitjet e fundit para debutimit në turneun 'UEFA Development'

Kompletohet grupi, Kombëtarja U-15 në përgatitjet e fundit para debutimit në turneun 'UEFA Development'

22:50, 31/10/2022

 

Kombëtarja U-15 ka hyrë në fazën intensive të përgatitjeve për turneun UEFA Development U-15, që do të fillojë më datën 2 nëntor me ndeshjet e para. Të gjitha takimet do të luhen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz me UEFA-n që i ka besuar FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama është stërvitur sipas programit, ndërkohë që grupi tashmë është kompletuar edhe me lojtarët të cilët aktivizohen me klubet e huaja. Alen Vukaj, Kris Gecaj, Raffaele Huli, Leonard Kolgecaj, Lucas Çekrezi dhe Matia Koçi janë bashkuar me përfaqësuesen të dielën. E vetmja mungesë do të jetë ajo e sulmuesit të Torinos, Rikardo Sheji, i cili ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultimeve mes stafeve mjekësore është konkluduar se ai nuk do të mund të jetë pjesë e Kombëtares U-15 në këtë turne.

Grupi ka kryer stërvitje në kompleksin Tropikal në Durrës dhe aktualisht nuk ka probleme fizike, me gjendjen që duket e mirë, teksa lojtarët janë shfaqur në formë optimale. Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë qenë pjesë e seleksionimeve të vazhdueshme që ka organizuar stafi teknik i Kombëtares U-15 përgjatë gjithë vitit, por ka edhe elementë të rinj që paraqesin potencial për të ardhmen dhe mund të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare U-17 apo U-19.

Turneu UEFA Development U-15 është një kompeticion mjaft të rëndësishëm zhvillimor, që u jep mundësi lojtarëve të kësaj grup-moshe që të luajnë në nivel ndërkombëtar dhe të provojnë forcat me bashkëmoshatarët e tyre nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Sllovakisë, Ishujve Faroe dhe San Marinos, ndërsa ndeshjet nisin më 2 nëntor. Ndeshja e parë e Shqipërisë U-15 do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, me sfidën që nis në ora 10:30, kurse takimi i dytë i kuqezinjve në këtë turne do të jetë kundër Sllovakisë që do të luhet më 4 nëntor në ora 10:30. Tre ditë më pas, Kombëtarja U-15 do të luajë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj San Marinos, në ora 13:00.

Më poshtë edhe kalendari i plotë i turneut “UEFA Development U-15”:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco