Ndeshjet e ditës së sotme në Superiore

Ndeshjet e ditës së sotme në Superiore

08:55, 29/10/2022

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së 10-të, ose e përkthyer ndryshe java e parë e fazës së dytë me tre ndeshje interesante ditën e sotme.

Në orën 14:00, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të luhet dueli Kastrioti-Bylis.

Krutanët e Emiljano Çelës duan kthesën pas dy sfidave pa fitore.

E njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e drejtuar nga Arian Bellai, të cilët duan kthesën e rezultateve pozitive, teksa vijnë në këtë takim pas tre humbjesh radhazi.

Në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillohet ndeshja Teuta-Laçi.

Në këtë duel do të përballen dy ekipe që mbyllin tabelën e klasifikimit, teksa duan me çdo kusht fitoren për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” sfida Vllaznia-Erzeni.

Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të qenë në pjesën e lartme të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco