Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Jose Mourinho kalon Alex Ferguson, portugezi u bë trajneri me më shumë...

Jose Mourinho kalon Alex Ferguson, portugezi u bë trajneri me më shumë...

11:50, 28/10/2022

Portugezi Jose Mourinho është bërë trajneri me më shumë fitore në kompeticionet ndërkombëtare për klube dhe kështu ka kaluar Sir Alex Ferguson, i cili ishte në krye të listës.

Mbrëmë, Mourinho me Romën e tij fitoi ndaj HJK-së nga Finlanda dhe ishte triumfi i tij i 107-të në total në ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet evropiane dhe aktualisht është i vetëm në krye të listës së të gjitha kohërave.

Portugezi ka kaluar kështu Alex Ferguson në vendin e parë (106), dhe Carlo Ancelotti, i cili aktualisht ka 105 fitore në ndeshjet evropiane, është afër Mourinhos në mesin e trajnerëve aktualë.

Image

 

Para se të vinte te Roma, Mourinho ka qenë trajner i Portos, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham dhe me të gjitha skuadrat ka luajtur në kompeticionet evropiane dhe ka arritur suksese që e bëjnë trajnerin me më shumë fitore sot.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Porton në sezonin 2003/2004 dhe ky ishte “prezantimi” i tij në futbollin elitar evropian, dhe gjashtë vjet më vonë trajneri portugez u bë edhe kampion i Europës me Interin. Në vitin 2017, ai fitoi Europa League me Manchester United, dhe UEFA Conference League me Romën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco