Zinedine Zidane njofton rikthimin në pankinë

Zinedine Zidane njofton rikthimin në pankinë

09:41, 25/10/2022

Një nga legjendat franceze , Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në stolin e trajnerit në të ardhmen e afërt. Megjithatë, 50-vjeçari ende nuk e ka konfirmuar se cilit ekip do t’i bashkohet .

Disa skuadra thuhet se ishin të interesuara për ta bërë Zinedine Zidane trajnerin e tyre.

Njëri prej skuadrave më të përfolua ka qenë, Paris Saint-Germain (PSG). Përveç kësaj, Zinedine Zidane ka qenë i lidhur edhe për t'u bërë trajner i kombëtares franceze. Megjithatë në fund, asgjë nuk ndodhi. Zinedine Zidane deri më tani nuk ka pasur një objektiv të caktuar për të vazhduar karrierën e tij si trajner. Edhe kështu, 50-vjeçari dha një sinjal se shumë shpejt mund t'i rikthehet drejtimit të një skuadre, më konkretisht kombëtares franceze.

“A më mungon kostumi i trajnerit? Për momentin, po i shijoj pushimet, por nuk jam larg rikthimit, prisni edhe pak”, – u shpreh shkurt Zidane, duke lënë të kuptohet se dëshiron të marrë drejtimin e Francës, pas përfundimit të kontratës së Didier Deschamps (i mbaron kontrata pas përfundimit të Botërorit).

Kur u largua nga Reali i Madridit, Zidane la të nënkuptohej se një ditë do të stërviste skuadrën kampione të botës (aktuale) dhe dëshira e tij duket se po plotësohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco