Kërkohet përjashtimi i Iranit nga Botërori i Katarit

Kërkohet përjashtimi i Iranit nga Botërori i Katarit

14:35, 24/10/2022

Ndërsa na ndan rreth një muaj nga nisja e Botërorit “Katar 2022” gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për përjashtimin e Iranit nga kjo Kupë Bote.

Drejtori i Shakhtar Donetsk, Segei Palkin, ka kërkuar që Irani të përjashtohet për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë të këtij vendi në sulmet kundër ukrainasve.

Dhe sipas tij në vend të Iranit duhet të përfshihet në këtë Kupë Bote vetë Ukraina.

“Vendin vakant duhet ta zërë kombëtarja e Ukrainës, e cila e ka dëshmuar se është e denjë për të marrë pjesë në Botëror. Lehtësimi i pjesëmarrjes së terroristëve në Kupën e Botës është një çështje politike”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco