Pse CR7 duhet t'i kërkojë falje Ten Hag?!

Pse CR7 duhet t'i kërkojë falje Ten Hag?!

13:06, 24/10/2022

Cristiano Ronaldo nuk e ka kaluar fundjavën më të mirë të karrierës së tij profesionale.

Gjesti i tërheqjes para kohe në dhomat e zhveshjes ka pasur pasoja, aq sa të nesërmen iu desh të stërvitej me filialin e klubit anglez.

Media britanike Mirror shkruan se ‘7' e Manchester United i ka kërkua trajnerit kthimin e tij në gruop nga i cili u largua pas vendimit të tij për t’u larguar para se të mbaronte ndeshja me Tottenham.

Ai dëshiron të përmisohet fizikisht për ekipin dhe rrjedhimisht të shkojë në Botërorë në formë të mirë.

Diçka që vështirë të arrihet vetëm.

CR7 e di se ky muaj është vendimtar dhe në moshën 37 vjeçare është plumbi i tij i fundit në një event të Kupës së Botës.

Në deklaratën që CR7 publikoi në rrjete sociale pas ngjarjeve në asnjë nga paragrafët futbollisti nuk kërkoi falje.

Trajneri holandez tashmë ka njoftuar se do të flasë më Cristianon pas përfundimit të lojës.

Ndërsa pak orë më vonë në një konferencë për shtyp ai u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodhte diçka e tillë dhe se nuk do të lejohet më.

Kështu që Cristiano nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të kërkojë falje.

Por ajo që do të jetë e qartë është se kjo falje do të jetë një arnim dhe do të shërbejë vetëm për qetësimin e ujërave të trazuar prej shumë muajsh.

Largimi i Cristiano nga United kërkohet më së shumti pas kësaj mospërfillje të yllit portugez.

Nga Old Trafford ia kanë hapur derën, edhe me opsionin për ta lënë të shkojë falas.

 Tani për tani lojtari do të ketë filluar tashmë të punojë me agjentin e tij Jorge Mendes për të gjurmuar tregun.

 Ai u përpoq tashmë në verë dhe nuk ia arriti qëllimit të tij për të shkuar në një klub Champions, çështje që duket pothuajse e pamundur...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco