VIDEO/ Ndodh e papritura te skuadra kampione, dhelpra futet në fushë dhe ‘vjedh’ dorashkat e portierit

VIDEO/ Ndodh e papritura te skuadra kampione, dhelpra futet në fushë dhe ‘vjedh’ dorashkat e portierit

08:54, 24/10/2022

Një video epike është regjistruar në Bullgari, teksa po bën xhiron e rrjetit.

Në pamje shihet një dhelpër që futet në fushën e stërvitjes së kampionëve të Ludogorets, që këtë edicion militojnë edhe në grupet e Ligës së Europës, teksa shkon dhe “vjedh” dorashkën e portierit, ndërkohë që më pas largohet me shpejtësi jashtë fushës, e cila ndodhet në një zonë malore.

Ky moment special, nuk i ka shpëtuar kamerave të klubit, ndërkohë që është shpërndarë edhe në internet.

Në pjesën tjetër të fushës, lojtarët ishin duke vijuar stërvitjen normalisht, teksa një drejtues i Ludogorets, përpiqet të miqësohet me dhelprën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco