Formula 1/ Aksident i çuditshëm i Alonsos, makina ‘fluturon’ në ajër

Formula 1/ Aksident i çuditshëm i Alonsos, makina ‘fluturon’ në ajër

22:26, 23/10/2022

Xhiro e 23-të e Çmimit të Madh të SHBA në Formula 1, ka parë Fernando Alonson protagonist të një aksidenti shumë të çuditshëm.

Spanjoll i Alpine po përpiqej të kalonte Stroll të Aston Martin dhe në pjesën e drejtë u mundua ta shmangte nga e majta. Por edhe Stroll manovroi në të njëjtin krah dhe kjo bëri që spanjolli të godiste me forcë pjesën e pasme të makinës që kishte para.

Makina e Alonsos u ngrit thuajse në fluturim në ajër duke vazhduar ashtu për disa metra para se të përplasej në tokë, me pilotin i cili e kontrolloi me shumë vështirësi duke e fërkuar edhe me barrierat.

Për çudinë e të gjithëve, ai shkoi në bokse, ndërroi pjesën e përparme të dëmtuar dhe u kthye në pistë, të vazhduar pjesën e mbetur të garës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco