Nexhipi flet për suksesin e Ballkanit

Nexhipi flet për suksesin e Ballkanit

21:55, 23/10/2022

Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Kendiv” në T7.

Ai foli për suksesin historik të Ballkanit me daljen në Evropë, teksa vlerësoi se skuadra po bën punë të mirë edhe pse ka një grup të vështirë në Ligën e Konferencës.

“Kemi bërë histori patjetër, këta djemë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme sepse është hera e parë në histori që po marrim pjesë në Evropë. Dhe, në vitin e parë kemi arrit të shkojmë deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ekipet që kemi aty në grup janë ekipe që kanë buxhete shumë më të mëdha, ekipe që luajnë me vite në këto faza. Nuk është grup aspak i lehtë. Sidoqoftë, ne edhe këtu jemi duke bërë punë të mirë. Besoj që po e përfaqësojmë futbollin e Kosovës sa më denjshëm në Evropë dhe kjo po shihet me rezultatin. Në ndeshjen e fundit me Sivassporin, për fat të keq ishim në avantazh, por në 20 minutat e fundit ndodhi ajo që ndodh në futboll, kundërshtari arriti të shënonte dy gola dhe u mposhtëm në ‘Fadil Vokrri’. Ishte më të vërtetë një kënaqësi që pas një kohe shumë të gjatë me e pa në një nivel stadiumin që ishte i përmbushur”, tha Nexhipi.

Tutje, drejtori sportiv i kampionëve të Kosovës tha se edhe në këtë sezon synohet suksesi i njëjtë në Superligën e Kosovës, teksa Dritën e vlerësoi si rivalin kryesor për titull.

“Me ekipin që kemi është normal synimi kryesor titulli kampion. Edhe pse e kemi vështirë me këto dy fronte, kemi kapacitete, lojtarë dhe kualitetin që ta synojmë titullin kampion. Drita besoj se do të jetë rivali kryesor. Sezoni është i gjatë dhe do të shohim. Besoj se do t’ia dalim edhe këtë vit”, tha 38-vjeçari.

Ish-futbollisti shkupjan foli edhe për ndryshimet që mund të bëhen në afatin kalimtar të janarit, duke paralajmëruar se Ballkani do të përforcohet.

“Besoj që do të ketë përforcime. Kemi biseduar me trajnerin edhe me kërkesën e tij normal që do të sjellim lojtarë që do të përforcojë ekipin. Ende është herët të flitet, por në janar do të vendosim se çfarë përforcime do të sjellim”, tha Nexhipi.

Në fund, Nderim Nexhipi nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë futbollist nga Ballkani të transferohet jashtë vendit në janar.

“Ka shumë lojtarë që tani janë interesant për ekipet e tjera. Këto ndeshjet në Evropë kanë bërë që ekipi i Ballkanit të bie në sy. Në Stamboll që isha, kishte shumë yje të futbollit botëror. Të gjithë kishin dëgjuar për Ballkanin. Normal që ka interesim nga ekipet tjera. Të shohim se çfarë do të sjellë janari. Ka mundësi që ndoshta ndonjë lojtar të transferohet në një ligë akoma më të fortë. Ka interesim për Krasniqin, Korenicën, Rrahmanin, Gripshin, Dellovën, Emërllahun. Ka lojtar që kanë tërheq vëmendjen te ekipet elitare”, deklaroi drejtori sportiv i FC Ballkanit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco