Icardi ‘harron’ problemet me Wanda Narën, bëhet vendimtar në 2 golat e Galatasarayt

Icardi ‘harron’ problemet me Wanda Narën, bëhet vendimtar në 2 golat e Galatasarayt

21:36, 23/10/2022

Zhbllokohet më në fund Mauro Icardi. Mes problemeve të shumta familjare (Wanda Nara ka njoftuar se po divorcohet me sulmuesin argjentinas) dhe kritikave të tifozëve të Galatasaray, ish-sulmuesi i Interit dhe PSG shfaqet vendimtar në të dy golat e skuadrës nga Stambolli në sfidën përballë Alanyasporit.

Në minutën e 11-të, Icardi tregoi vizion me pasimin perfekt për Dries Mertens (një tjetër “yll” që u është bashkuar gjigantëve turq këtë verë), i cili nuk gaboi përballë portierit.

11 minuta më vonë, pas presionit të ushtruar nga lojtarët e Galatasaray-t, Oliveira shërbye për Mauron, që nuk hezitoi duke e dërguar topin në rrjetë.

Nga minuta e 30-të, vendësit luajtën në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Boey me karton të kuq.

Alanyaspori arriti ta shkurtonte diferencën në 2-1 në minutën e 68-të me Balkoves.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i barazimit të miqve, i shënuar nga Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco