Pele mbush 82 vjeç, video-mesazhi që jep për fansat anembanë botës

Pele mbush 82 vjeç, video-mesazhi që jep për fansat anembanë botës

19:23, 23/10/2022

“Në ditëlindjen time dua t’ju shpreh mirënjohjen time. Jeta është shumë e bukur. Të jesh 82 vjeç me ju, me shëndet të mirë, është dhurata më e mirë që mund të më bëjë jeta. Faleminderit për gjithçka që po marr nga ju”.

Këto janë fjalët e legjendës së futbollit, Jose Ramos Do Nascimento, i njohur në mbarë botën me emrin Pele.

Tri herë kampion botë me Brazilin, për shumë dashamirës të futbollit, sidomos për ata që kanë mundur të t’i shijojnë mrekullitë e tij, mbetet më i miri i historisë.

Edhe pse shëndeti gjatë viteve të fundit nuk e ka lejuar të jetë shumë aktiv, Pele është në gjendje të komunikojë me fansat e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco