Mori ftesë nga Reja, mesfushori shqiptar shënon golin e parë sezonal në Danimarkë

Mori ftesë nga Reja, mesfushori shqiptar shënon golin e parë sezonal në Danimarkë

15:21, 23/10/2022

Arbnor Muçolli ka gjetur golin e parë sezonal në ligën e parë në kampionatin danez. 23-vjeçari shënoi golin e tretë në ndeshjen Vejle – Hvidovre që përfundoi me rezultatin 3-1. Në të 86-ën, Muçolli goditi bukur nga distanca, topi u devijua nga një prej mbojtësve miq dhe shkoi në rrjetë. Ky ishte goli i parë për këtë edicion për mesfushorin, i cili ka siguruar vendin e titullarit këtë edicion tek Velje.

Skuadra e mesfushorit kuqezi ndodhet në vendin e parë me 31 pikë pas 14 javësh duke qenë pretendentja kryesore për tu ngjitur në elitën e futbollit danez.

Muçolli do të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen miqësore që përfaqësuesja kuqezi do të luajë në datën 26-të ndaj Arabisë Saudite. 23 vjecari është grumbulluar dhe më parë me skuadrën e parë të Shqipërisë, por ka luajtur vetëm në një ndeshje miqësore me Estoninë. Mesfushori po ashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrës së 21-vjçarëve të Shqipërisë, ku ka luajtur në 7 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco