VIDEO/ Kovacic del nga fusha vetëm me të brendshme, reagimi i vajzës u bë hit në internet

VIDEO/ Kovacic del nga fusha vetëm me të brendshme, reagimi i vajzës u bë hit në internet

14:50, 23/10/2022

Futbollisti kroat Mateo Kovaçic tërhoqi vëmendjen pas ndeshjes ndërmjet Chelsea dhe Manchester United, për shkak se largua nga fusha e stadiumit Stamford Bridge vetëm me të brendshme.

Pas ndeshjes, Kovaçic ua dha tifozëve, fanellën dhe pantallonat e shkurtra dhe duke qenë se ishte krejtësisht i zhveshur, më saktë me mbathje, u largua me vrap nga fusha dhe u fut në tunel për të shkuar në dhomat e zhveshjes.

Mirëpo, në momentin kur ai po largohej nga fusha, nga tuneli doli një vajzë me akreditim në qafë dhe kur pa se Kovacic u largua nga fusha vetëm me të brendshme, nuk mundi fshihte buzëqeshjen e saj dhe dukej qartë se kishte turp për situatën e ndodhur.

Kujtojmë që derbi i madh mes Chelsea dhe Manchester United përfundoi pa fitues dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1. Gjithçka që vlen të përmendet ndodhi në fundin e ndeshjes, fillimisht Chelsea kaloi në epërsi me golin e Jorginhos nga penalltia, dhe në fund të ndeshjes Casemiro shënoi me kokë për finalen 1-1.

Pas kësaj jave, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 21 pikë të grumbulluara, një më shumë se Manchester United që është i pesti me 20 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen e radhës, Chelsea do të luajë me Brighton, ndërsa Manchester United do të luajë me West Ham.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco