Momente paniku, futbollisti i Gjilanit transportohet me autoambulancë në spital

Momente paniku, futbollisti i Gjilanit transportohet me autoambulancë në spital

14:20, 23/10/2022

Futbollisti i Gjilanit, Përparim Islami është dëmtuar rëndë gjatë ndeshjes kundër Trepçës.

Ishte minuta e pestë, kur Lulzim Peci i Trepçës’89 duke dashur ta largojë topin, e goditi në fytyrë mbrojtësin e gjilanasve.

Peci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit nga VAR-i, ndërsa, Islamit iu desh të largohej nga fusha e lojë me autoambulancë për mjekim më të specializuar në spital.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco