U mundën nga Inter, trajneri i Fiorentinës i zemëruar me arbitrimin: Nuk është hera e parë që ndodh

U mundën nga Inter, trajneri i Fiorentinës i zemëruar me arbitrimin: Nuk është hera e parë që ndodh

13:56, 23/10/2022

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano, u tërbua pas ndeshjes ndaj Interit (3-4) për shkak të, sipas tij, një faull të dukshëm të Edin Dzekos para golit vendimtar, i cili nuk u akordua.

Në një ndeshje të pabesueshme Interi ka festuar me golin e Mkhitaryan dhe aksionin e ka nisur Dzeko, i cili fitoi një duel ajror me Milenkovicin në qendër. Arbitri Valeri nuk akordoi faull dhe as videot e para nuk treguan asgjë të pakëndshme.

Mirëpo, më vonë u publikua një pamje që tregonte se sulmuesi i zikaltërve kishte tërhequr nga fanella mbrojtësin e Fiorentinës, e cila bëri bujë të madhe në Itali.

"Nuk është hera e parë që na ndodh kjo. Unë kurrë nuk debatoj, por nuk është hera e parë që humbasim pikë prej këtyre situatave. Mendoj se Dzeko bëri faull ndaj Milenkovicit. Arbitri e vlerëson ndryshe, por më vjen keq sepse humbasim pikë dhe pozicione për shkak të disa episodeve të arbitrit. Kanë mbetur dhjetë sekonda - ky është një faull. Duke marrë një pozicion, fanella nuk mund të tërhiqet dhe arbitri duhet të japë  faull",  tha Italiano.

Image

Sido që të jetë, Interi mori tre pikët dhe iu afrua kreut të tabelës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco