Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Kam përmbushur tri ëndrrat që kisha në jetën time', rrëfehet Karim Benzema: Ançeloti na motivon duke...

'Kam përmbushur tri ëndrrat që kisha në jetën time', rrëfehet Karim Benzema: Ançeloti na motivon duke...

22:31, 22/10/2022

Duhet të arrinte në limitet e 35-vjetorit që Karim Benzema të shpallej lojtari më i mirë në botë. Të hënën në mbrëmje, në Paris, ai ka fituar “Topin e Artë”, që ka qenë një nga ëndrrat e tij. Numri nëntë i Realit të Madridit nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe gëzimin e tij.

Gjatë një interviste të dhënë për “Real Madrid TV”, Benzema i ka bërë një përmbledhje momenteve më kulmore të sezonit të kaluar. Ai gjithashtu ka pranuar se dëshira për të qenë më i miri është një ëndërr e bërë realitet, sikurse dhe dy ëndrra të tjera, për të luajtur për Realin e Madridit dhe ndoshta më pikantja, për t’i blerë një shtëpi mamasë së tij me paratë e para të fituara nga futbolli.

“TOPI I ARTË” SI PIKU NË KARRIERË – “Ka qenë sezoni im më i mirë, sepse më në fund e kam fituar ‘Topin e Artë’. E kam ëndërruar që fëmijë. Ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime. Kam përmbushur tri ëndrrat që kisha në jetën time: blerja e një shtëpie për nënën time, nënshkrimi për Real Madridin, sepse është klubi më i mirë në botë dhe i treti është ‘Topi i Artë’. Jam shumë krenar për punën time”, ka thënë Karim Benzema.

SEZONI AKTUAL – “Duke parë se si ka nisur ky sezon, duket vërtet i mbarë. Nuk dua të flas për vete, sepse nuk i kam vënë objektiva apo limite. Por Ajo që di të them është se po shoh një skuadër të motivuar, të uritur për të fituar sërish. Të gjithë shtyjnë njëri-tjetrin për të bërë më të mirën, ndaj kjo më bën të besoj se do të arrijmë gjëra të mëdha edhe në këtë sezon”.

MËNYRA E TË LUAJTURIT – “Është një miks, pak nga pak nga të gjitha. Kur isha i vogël, luaja me njerëz më të mëdhenj se unë, ndaj duhej të tregohesha më i shkathët në mendim e veprime. Duhet të lëvizja më shpejt dhe të godisja më shpejt. Kjo më ka ndihmuar jo pak. Tani luaj me një takim, paraprakisht e di se çfarë do të bëj me topin sapo ta kem në këmbë”. PESË

CHAMPIONS ME REALIN – “Kjo është e gjitha një histori e madhe, sepse të gjithë e kemi të qartë se sa e vështirë është të fitosh një Champions. Ndërsa ne kemi fituar pesë! Mendojeni pak, kjo është histori. Reali është një klub me histori dhe kjo është pse është më i miri. Madridi do të fitojë gjithnjë”.

ZIDAN DHE RONALDO – “Nuk mund të them se jam më i mirë se Zizu apo Ronaldo. Jemi lojtarë të ndryshëm. Ata kanë qenë një model për mua dhe unë nuk mund të bëj atë çfarë ata kanë bërë në fushë. Por gjithnjë më ndihmojnë t’i bëj më mirë detyrat e mia. Nuk pretendoj të jem në një nivel me ta”.

NATA MAGJIKE KUNDËR SITIT – “Unë isha në fushë ndërkohë që po mundeshim 0-1 përballë Sitit. Në ato momente pashë që tifozët tanë po na shtynin fuqishëm përpara, po na jepnin kurajë. Këtu nisëm të besonim se mund t’ia dilnim. Kur ke një shtysë të tillë, të duket sikur luan me një apo dy forca më shumë në fushë. Këtu doli në pah dhe karakteri i Realit, një skuadër, një klub që nuk dorëzohet kurrë.

Pasi barazuam 1-1 dëgjuam foninë e stadiumit të njoftonte për 6 minuta shtesë. Besimi u shtua më shumë. Për 80 minuta ishim jashtë gare, por ashtu me një veprim gjithçka ndryshoi. Emocionet ishin të papërshkrueshme, sepse në dy minuta shënuam dy gola. Ishim të bindur se do të fitonim”.

ANCELOTTI – “Mendoj se e njoh mirë Ancelottin, është një trajner i madh që më jep shumë besim. Më jep lirinë e nevojshme të luaj futbollin tim. Gjithnjë më kërkon të bëj diferencën, por asnjëherë duke më vënë nën presion. Është një trajner që na motivon duke vendosur baste me ne.

Kujtoj një ditë kur ishim duke biseduar dhe më pyeti se sa gola do të shënoja në sezon. Të dy vumë një bast dhe ai më tha se do të shënoja 50 gola. Pranova menjëherë. Meqenëse kam besimin e plotë të tij, kam vendosmëri, vetëbesim dhe ambicie, i thashë se gjithçka është në rregull. Ai është një trajner që të jep shumë besim dhe të lejon të bësh atë që dëshiron në fushë”.

SKUADRA – “Ajo është si një familje, të rinj e veteranë jemi të gjithë njëlloj. Lojtarët që janë në fushë dhe ata që janë në stol e dinë se janë në valle për të luajtur. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që shpjegon suksesin tonë në sezonin e kaluar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco