'Nuk është e lehtë kur të mungojnë katër titullarë', Shehi pas humbjes me Erzenin: E vështirë kur pëson e të mbrohen

'Nuk është e lehtë kur të mungojnë katër titullarë', Shehi pas humbjes me Erzenin: E vështirë kur pëson e të mbrohen

21:08, 22/10/2022

Orges Shehi e mendon humbjen e sotme ndaj Erzenit si një situatë të cilën skuadra e tij duhej ta kishte shmangur. Trajneri i bardhebluve theksoi pas sfidës se mungesat kishin ndikuar, ashtu si goli i shpejtë që pësoi ekipi.

“Mund të kishim kaluar në avantazh, por u ndëshkuam dhe hasëm shumë vështirësi për të çarë kundërshtarin. Patrick dhe Deliu kanë patur probleme me dëmtimet, dihet situata e Limaj dhe Toshevskit, por rrezikuam në pjesën e dytë duke hedhur në fushë Patrick dhe Deliun.

Na vjen keq, sepse nuk duhet të pësosh përballë një skuadre që mbrohet mirë, sepse bëhet dy herë më e vështirë. Unë nuk delegoj faje dhe nuk gjej fajtorë. Nuk kërkojmë alibi, po kjo është situata me mungesat dhe dëmtimet. Mund të bënim më mirë sot, por në futboll ndodh gjithçka. Pranojmë verdiktin, i japim meritat kundërshtarit dhe duhet të shohim përpara.

Probleme me golin, nuk shënojnë shumë lojtarë? Ne tentuam me të gjitha mënyrat, por finalizimet nuk ishin të mira. Sot na mungonte pasimi i fundit. sulmuesit dalin para portës, por nuk finalizuam si duhet rastet që krijuam sot. Kur mungojnë 4 lojtarë titullarë nuk është e lehtë. Kishim shumë mungesa në mesfushë. Goli na penalizoi dhe kur nuk shënon lojtarët bëhen nervozë dhe konfuzë”, ka thënë Shehi për "Oversport".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco