Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Milan fiton me 'poker', Monza e gjen vetëm një herë rrugën drejt rrjetës

Milan fiton me 'poker', Monza e gjen vetëm një herë rrugën drejt rrjetës

20:04, 22/10/2022

Milan merr një super fitore në “San Siro” përballë Monza-s. Skuadra e Piolit fitoi me rezultatin 4-1, me protagonist të këtij takimi Brahim Diaz.

Diaz i dhuroi ekipit të tij dy gola një në minutën e 16’ dhe tjetrin në minutën e 41’.

Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës për Milan e gjetën Origi dhe Leao.

Nga skuadra e Monzës u realizua vetëm një gol që mban “firmën” e Ranoçhia.

Pas raundit të 11-të të Seria A Milan ngjitet në vend të dytë me 26 pikë, por duhet theksuar se një pjesë e mirë e rivalëve ende nuk e kanë zhvilluar sfidën e kësaj jave.

Monza nga ana tjetër qëndron në vend të 14-të me 10 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco