Asllani kërkon të largohet nga Interi, tre klube duan shërbimet e mesfushorit shqiptar

Asllani kërkon të largohet nga Interi, tre klube duan shërbimet e mesfushorit shqiptar

15:08, 21/10/2022

Mediat italiane gjatë ditës së djeshme qarkulluan lajmin se Kristjan Asllani nuk ndihet i lumtur në Milano dhe ka kërkuar largimin nga Interi në formulën e huazimit për të pasur sa më shumë minuta në këmbët e tij.

Sipas asaj që raporton një nga mediat e afërta të zikaltërve, tashmë janë tre skuadra të Serisë A që kanë kërkuar me çdo kusht shërbimet e fantazistit të Shqipërisë dhe ata janë Empoli, Specia dhe Torino.

“FcInterNews” shkruan se Asllani shpresonte që të kishte një aktivizim më të shumtë, por nuk dëshiron të largohet nga Interi.

20-vjeçari nga Elbasani u afrua te Interi për të qenë një zëvendësues ideal i Marcelo Brozoviç, por edhe me mesfushorin kroat të dëmtuar, shqiptari ka përfunduar si zgjedhje e fundit e trajnerit Simone Inzaghi.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco