Fitorja me Villarrealin qetëson Xavin: Më pëlqeu loja e skuadrës

Fitorja me Villarrealin qetëson Xavin: Më pëlqeu loja e skuadrës

12:05, 21/10/2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka qenë një nga ata që e ka vuajtur më shumë këtë periudhë delikate të skuadrës.

Si Liga e Kampioneve dhe “Klasikja” kanë bërë dëme të mëdha, ndaj ai nuk e ka fshehur gëzimin për suksesin kundër Villarrealit.

Fitorja e pastër 3-0 me Villarrealin e ka qetësuar teknikun.

“E kemi dominuar tërësisht takimin. Vetëm fillimi ka qenë disi i ekuilibruar, më pas gjithçka ka folur për ne. Në ndryshim nga takimet e fundit ajo që ka bërë diferencën ka qenë efektiviteti ynë para porte.

Më ka pëlqyer mënyra se si skuadra është sjellë në fushë. Të gjithë e prisnim një reagim të tillë. Tani duhet të mbajmë ritmin dhe të mendojmë për takimin e radhës që vjen shumë shpejt.

Me këtë ndeshje kemi treguar se kemi dy skuadra të gatshme me rrotacionin që do të jetë i nevojshëm”, ka përmendur Xavi pas takimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco