Mashtroi Simeonen, presidenti e heq nga merkato: S’e di pse nuk po luan!

Mashtroi Simeonen, presidenti e heq nga merkato: S’e di pse nuk po luan!

11:15, 21/10/2022

Rodrigo De Paul nuk do të largohet nga Atletico Madrid gjatë merkatos së janarit. Mesfushori argjentinas, për kartonin e të cilit klubi spanjoll investoi 35 milionë euro për ta blerë nga Udinese në verën e kaluar, u përfol për një rikthim në Serie A, por tashme te Juventusi.

28-vjeçari mashtroi trajnerin Diego Simeone disa ditë më parë. Ai mori leje përpara transfertës në Sevilla me shkakun se kishte probleme familjare, por De Paul u “kap mat” duke marrë pjesë në një event festiv, veprim që ka zemëruar bashkëpatriotin e tij.

Gjithsesi, presidenti Enrique Cerezo u ka dhënë fund dilemave rreth së ardhmes së mesfushorit dhe mundësisë së rikthimit në Itali. “Ne nuk dimë asgjë në lidhje me shitjen e tij, pyetni ata që nxjerrin këto lloj lajmesh, pasi me sa duket dinë më shumë se ne.

De Paul është një futbollist i mirë. Ai është pjesë e Atleticos, ne jemi të kënaqur me të dhe nuk kemi asnjë lloj problemi. Mos dyshoni fare në këtë që po ju them. U bë njëfarë kohe që nuk po luan, por unë nuk e di shkakun.

Trajneri organizon ekipin dhe vendos se kush duhet të luajë”, deklaroi kreu i Atletico Madrid. Ekipi kryeqytetas renditet në vendin e katërt në La Liga me 20 pikë, tetë më pak se Reali kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco