Nora Gjakova synon medalje në Abu Dabi

Nora Gjakova synon medalje në Abu Dabi

09:55, 21/10/2022

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, sot do të synojë të futet në rendin e medaljeve në “Abu Dhabi Grand Slam 2022”.

Ajo përballë vetes do ta ketë koreanen, Shin Yuna, transmeton Syri.net Kosova

Ky është dueli i parë i Gjakovës në këtë turne dhe, në rast fitoreje, do të ndeshet me triumfuesen e përballjes Thayane – Pleuni.

Pejanja do të jetë xhudistja e vetme që do ta përfaqësojë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Laura Fazliu ndeshet nesër, ndërsa Loriana Kuka të dielën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco