Neymar para gjykatës: Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaja për Barçën

Neymar para gjykatës: Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaja për Barçën

12:29, 18/10/2022

Neymar JR  është paraqitur dje në gjykatë, për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Transferimi i Neymar JR te Barcelona ka përfunduar si lëndë për hetim në gjykatat spanjolle.

Ylli brazilian dhe individë të tjerë dyshohen për mashtrime lidhur me shifrat që u paguan për të transferuar lojtarin në ‘Camp Nou’.

Së fundmi, mediat spanjolle kanë publikuar disa fjalë të Neymar, të thënë në gjykatë së fundmi.

“Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaja për Barcën. Doja të luaja te Barca që kur isha fëmijë dhe gjithmonë ndoqa zemrën time”, ka thënë Neymar.

“Kisha mundësinë të shkoja te Real Madridi, por unë doja të luaja për Barcën”, shtoi braziliani.

Në procesin gjyqësor ku Neymar është në mesin e të akuzuarve, dëshmi ka dhënë edhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco