Fitimi i 'Topit të Artë'/ Karim Benzema kthehet në Madrid me partneren e tij Jordan Ozuna

Fitimi i 'Topit të Artë'/ Karim Benzema kthehet në Madrid me partneren e tij Jordan Ozuna

12:18, 18/10/2022

Karim Benzema ishte në humor të mirë teksa u kthye në Madrid me partneren e tij, Jordan Ozuna, pasi fitoi Topin e Artë të hënën në mbrëmje (17 tetor).

Sulmuesi francez mori çmimin prestigjioz për herë të parë në karrierën e tij pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Partnerja e Benzemas bëri një postim në rrjete sociale për t’i thënë 34-vjeçarit se është krenare me të dhe ndau disa fotografi të çmimit dhe byzylykëve të tyre të Tiffany.

Futbollisti u kurorëzua si fitues pasi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Ligën e Kampionëve, La Ligën, Super Kupën e Spanjës dhe Super Kupën e Evropës sezonin e kaluar.

Modelja amerikane, e cila dikur punonte si kameriere në Las Vegas, pas ceremonisë ka postuar disa foto në Instagramin e saj.

Ajo u pa duke u përqafuar me Benzeman në aeroplan teksa ktheheshin në shtëpi në Madrid të hënën në mbrëmje.

32-vjeçarja, e cila ka nënshkruar me disa agjenci modelimi me bazë në ShBA, përfshirë State Management, u pa e veshur me një fustan ‘burgundy’.

Nga ana tjetër, Benzema kishte veshur një kostum të zi me këmishë me jakë, duke tërhequr një ngjashmëri të madhe me veshjen e Tupac Shakur në American Music Awards 1996.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco