Courtois: E shoh të pamundur që një portier ta fitojë ‘Topin e Artë’

Courtois: E shoh të pamundur që një portier ta fitojë ‘Topin e Artë’

11:22, 18/10/2022

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, fitoi çmimin “Yashin Trophy” si “gardiani” më i mirë i vitit.

Mirëpo, përfaqësuesi belg përfundoi i shtati në renditjen e përgjithshme përkundër faktit se u zgjodh lojtari i ndeshjes në finalen e Championsit ndaj Liverpoolit.

Ai është i nervozuar që nuk përfundoi të paktën në podium.

“Jam mjaft i lumtur për Karim Benzema. Nuk po them se është dashur ta fitoja unë, por unë nuk jam as në podium, ndërsa jam portieri që e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Courtois për mediat spanjolle.

“Duket se shënimi i golave është më i mirë se ndalja e tyre. Është një betejë që duhet të fitohet. Duke e parë këtë logjikë dhe duke e ditur se si do të votonin ata, e dija se nuk kisha shanse për ta fituar atë. E shoh të pamundur që një portier ta fitojë ‘Topin e Artë’. Nuk e di nëse si portier mund të bësh më shumë se që bëra unë vitin e kaluar”, vazhdoi duke u ankuar ish-portieri i Atletico Madridit dhe Chelseat.

I vetmi portier që e ka fituar “Topin e Artë” në histori ishte Lev Yashin, në vitin 1963.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco