Ancelotti uron Benzema dhe Courtois: Nder të stërvitësh portierin më të mirë dhe ‘Topin e Artë’

Ancelotti uron Benzema dhe Courtois: Nder të stërvitësh portierin më të mirë dhe ‘Topin e Artë’

09:29, 18/10/2022

Reali i Madridit ishte protagonist në ceremoninë e zhvilluar rreth fituesit të “Topit të Artë” në Paris.

Edhe pse skuadra më e mirë e vitit u shpall Manchester City, “Los Blancos” krenohen me fituesin Karim Benzema dhe “gardianin” Thibaut Courtois, i cili fitoi çmimin “Trofeu Jashin”, që i akordohet portierit më të mirë.

Trajneri i kampionëve të Spanjës dhe Europës, Carlo Ancelotti, ka uruar dy lojtarët e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Tekniku italian, i vetmi që është shpallur kampion në pesë ligat kryesore të kampionatit dhe i vetmi me katër trofe Championsi, ka shprehu gjithë gëzimin e tij në lidhje me portierin belg dhe goleadorin francez.

“Është nder të stërvitësh portierin më të mirë në botë dhe ‘Topin e Artë’. Urime për miqtë e mi Thibaut dhe Karim”, shkruan trajneri i njohur, fjalë që tregojnë raportin fantastik dhe atmosferën e shkëlqyer që ekziston te Reali i Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco