Ceremonia e ndarjeve të çmimeve/ Plasin polemikat në Spanjë, shkak bëhet…

Ceremonia e ndarjeve të çmimeve/ Plasin polemikat në Spanjë, shkak bëhet…

23:04, 17/10/2022

Mbrëmjen e sotme në Paris u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë” që u fitua me meritë nga Karim Benzema. Përpara se të mësohej fituesi i këtij trofeu kaq shumë të lakmuar, janë ndarë edhe çmime të tjera të rëndësishme nga “France Football”. Një prej tyre është edhe klubi më i mirë i vitit, që këtë herë i shkon Manchester City, Liverpooli në vend të dytë dhe Real Madrid në vend të tretë.

Ky çmim ka shkaktuar polemika të shumta në Spanjë, teksa tifozët, specialistët të ndryshëm si dhe mediat iberike. Edhe pse Reali fitoi kampionatin dhe Champions-in, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar çmimin e klubit më të mirë të vitit duke tërbuar spanjollët.

Vlen të theksohet se klubi anglez kishte 6 kandidatë për të fituar Topin e Artë, 5 për futbollin e meshkujve dhe një për atë të femrave. Për këtë arsye ka arritur të shpallet edhe ekipi më i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco