Zyrtare/ Karim Benzema fiton 'Topin e Artë'

Zyrtare/ Karim Benzema fiton 'Topin e Artë'

21:58, 17/10/2022

 ‘France Football’ ka shpallur sulmuesin francez, Karim Benzema, lojtarin më të mirë në botë, .

Ylli i Real Madrid pati një impakt të jashtëzakonshëm në triumfin e ‘Los Blancos’ në Champions League edicionin e kaluar dhe kjo iu përkthye në Top të Artë.

Benzema ka fituar këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij, duke lënë pas Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Sadio  Manenë.

Sezonin e kaluar ishte fitues i La Ligas, Championsit, Superkupës së Spanjës, Superkupës së Europës dhe Nations League me Francën. Ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 27 gola, “bomberi” i Championsit me 15 finalizime dhe dy gola në Superkupë për një total prej 44 golash në nivel klubesh.

Më këtë triumf të Benzemasë mund të thuhet se është thyer përfundimisht hegjemonia e Lionel Messit dhe Cristiano Roaldos, që në këtë edicion ishin shumë larg triumfit (Messi as në 30-she, Ronaldo i 20-ti).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco