Mbrëmje barazimesh në Champions, Chelsea mposht Milanin edhe në ‘San Siro’

Mbrëmje barazimesh në Champions, Chelsea mposht Milanin edhe në ‘San Siro’

23:06, 11/10/2022

U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej sfidave të vlefshme për grupet e Ligës së Kampioneve.

Chelsea i trajnerit Poter, arriti të triumfonte në “San Siro” ndaj Milanit, me rezultatin 0-2, në një sfidë ku nuk munguan polemikat, teksa londinezët morën kryesimin e Grupit E.

Në minutën e 18-të, gjyqtari gjerman Siebert, u bë protagonist, teksa ndëshkoi me karton të kuq Tomorin dhe akordoi penallti në favor të Chelseat, që u shndërrua në gol nga Jorginho.

Ky moment duket se nxori nga “shinat” vendasit, të cilët pësuan edhe golin e dytë në minutën e 34-t me anë të Aubameyang.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, teksa fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola.

Një fakt tjetër interesant që vlen të përmendet është se gjyqtari gjerman nxori nga xhepi i tij plot 9 kartonë të verdhë, 6 për Milanin dhe 3 për Chelsean.

Për sa i përket Armando Brojës, ylli shqiptar, nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë duel.

Ndërkohë sfida tjetër e Grupit E, ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Salzburgut, përfundoi në barazim 1-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Seivald në minutën e 12-të, ndërkohë që Ljubiçiç barazoi shifrat në të 40-tën.

Me fitoren ndaj Milanit, Chelsea u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar i vetëm, në vend të dytë ndodhet Salzburgu me 6 pikë, teksa Milani dhe Dinamo e Zagreb kanë grumbulluar nga 4 pikë.

Edhe Leipzig fitoi pastër 2-0 në transfertë me Celtic, teksa për t’u theksuar është se të gjitha sfidat e tjera të mbrëmjes u mbyllën në barazime, rezultatet e të cilave mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco